Keshilla per Prinder

- Ndërveproni ballë për ballë (face to face) me fëmijën tuaj kur flisni ose lexoni libra. Fëmija juaj duhet të shohë se si lëvizni buzët, gjuhën dhe nofullën kur flisni. - Përdorni fjali të plota dhe modeloni gjuhën e duhur kur bëni komente apo pyetje. Korrigjoni thëniet e fëmijës tuaj sipas nevojës dhe lëreni të përsërisë pas jush (p.sh., a mund ta thoni në këtë mënyrë?). Komplimentoni fëmijën tuaj për artikulimin e saktë të fjalës apo fjalis.
- Lexoni fëmijës tuaj. Dëgjimi i asaj që ju po lexoni i lejon fëmijëve të kuptojn se si duhet modeluar saktë fjal të ndryshme. - Përfshini gjithmonë modelimin në lojë.
- Flisni me fëmijën për rutinat e përditshme. Ndërsa ju dhe fëmija juaj bëni rutinat tuaja të përditshme, si përgatitja për çerdhe ose shkollë, marrja e lodrave, tregoni me fjalë gjërat që të dy po bëni.
- Ushtroni fjalët e suksesshme. Megjithëse modelimi i shqiptimit të saktë të fjalëve me të cilat fëmija juaj ka probleme është thelbësor, është gjithashtu e rëndësishme të ushtroni fjalët që fëmija juaj i artikulon drejt dhe me sukses. Kjo i ndihmon ata të krijojn një ndjenjë të arritjes dhe vetë besimit.
Aktivitete te thjeshta dhe praktike per kushte shtepie. Ushtrime buko-faciale, ushtrime te tingujve L- S-F - P si dhe sygierime per prinderit jane te perfshira me poshtë.

Aktivitet me shkronjen F




Aktivitet me shkronjen P




Aktivitet me shkronjen S




Aktivitet me shkronjen L




Loja Motivuese